YouTube2Text

İrade İnsanı | Pendik Vaazları 2 | M. Fethullah Gülen — Transcript

by Çınar Medya · 8,940 words · 589 segments · language en · Watch on YouTube

Full transcript

  1. 2:46Muslimanë të nderuar! Vëllezërit e mi!
  2. 2:50Allahu na gjykoftë sipas nijeteve tona!
  3. 2:56Në një hadith sahih thuhet se nijeti i njeriut është më me vlerë se veprat e tij.
  4. 3:03Në një tjetër hadith sahih të Imam Buhariut thuhet se "Veprat gjykohen sipas nijetit!"
  5. 3:19Edhe në rastet kur njeriu mund të ketë për qëllim të bëjë diçka por nuk e realizon dot, Allahu e gjykon veprën e tij sipas nijetit.
  6. 3:27Madje ndonjëherë mund të bëjmë edhe gabime.
  7. 3:31Ndonjëherë mund të na kalojë dicka e gabuar në mendje edhe kur jemi në xhami, kur ulemi dhe dëgjojmë sohbetin, kur jemi në kërkim të së vërtetës.
  8. 3:42Allahu e krijoi njeriun të pastër.
  9. 3:45Ai është gjithmonë në kërkim të së mirës, por ndonjëherë vepron sipas gjërave të gabuara që i kalojnë në kokë.
  10. 3:53Në të gjitha rastet Allahu gjykon sipas nijetit. Nëse personi ka pasur nijet të keq sipas asaj do të dënohet, dhe nëse ka pasur nijet të mirë, ashtu do të gjykohet.
  11. 4:07Allahu na gjykoftë të gjithëve, të gjithë ummetin e Profetit Muhamed (s.a.s) duke u bazuar në nijetin e tyre të mirë.
  12. 4:20Mund të mos e kemi përvetësuar siç duhet etikën dhe qëndrimin e xhematit në xhami.
  13. 4:30Nuk doja të flisja për këtë sot, por ashtu siç shumë të tjerë para meje, kam dëshirë të flas edhe unë, me të metat e mia, për këto cështje që ju përkasin të vërtetave të besimit.
  14. 4:49Gjithsesi, ka diçka që me lejen tuaj dua ta përmend.
  15. 4:54Xhamia është një vend ku të gjithë njerëzit që vijnë, vijnë për t'u gjendur pranë Allahut
  16. 5:03Asnjëri nga ju nuk duhet të shfaqë një sjellje ndryshe për hir të dikujt, përveçse për hir të Allahut.
  17. 5:12Të gjitha lëvizjet, rukutë, sexhdet, kijamet, të gjitha sjelljet duhet të bëhen vetëm për hir të Allahut.
  18. 5:23Duhet të punojmë që të përvetësojmë dijet e vërteta dhe të shenjta që burojnë nga një njohje dhe ndrojtje e thellë ndaj Allahut.
  19. 5:36Edhe kur vjen dikush që do të mbajë ligjëratën, mund të ketë një lëvizje sa për t'i hapur rrugën,
  20. 5:44por asnjë lëvizje tjetër nuk do të ishte e pranueshme, sepse përderisa kemi ardhur përpara Allahut, edhe sjelljen apo qëndrimin tonë sipas kësaj e kemi rregulluar.
  21. 5:56Sjellja që fiton kënaqësinë e Allahut është e përcaktuar nga një dinjitet, kujdes dhe pjekuri e pastër.
  22. 6:09Ashtu siç thithim ajrin apo pijmë ujin, çdo gjë do ta presim nga Ai me ndërgjegje të qetë dhe durim.
  23. 6:22Sjelljet që bien ndesh me këtë nuk do të fitojnë kënaqësinë e Allahut, dhe nuk do të pëlqehen as nga njerëzit me ndërgjegjen të ndriçuar me besim.
  24. 6:37Nuk mund t'iu pëlqejnë ndërgjegjeve të njerëzve me besim (ehli-iman).
  25. 6:41Përveç kësaj, Nëse mua më pëlqen apo jo diçka, atëherë këtë duhet ta dijë vetëm Zoti im.
  26. 6:50Edhe nëse më pëlqen apo jo lëvizja e një milingone, kjo është diçka që duhet ta dijë vetëm Zoti im.
  27. 6:58Nëse them që nuk marr kënaqësi, kjo do të thotë ta nxjerr nefsin tim të pastër.
  28. 7:04Edhe nëse e marr kjo mund të tregojë mungesë respekti ndaj Allahut, dhe për këtë mbështetem tek Ai.
  29. 7:09Prandaj nuk do t'ju them ndonjë gjë në lidhje me këtë.
  30. 7:16Mbështetemi tek Allahu edhe njëherë. Ai është mbështetja dhe shpëtimi ynë.
  31. 7:25Ata që i besojnë dhe mbështeten tek Ai , mund të shembin edhe malet.
  32. 7:30Ata që lidhen pas Tij, me lejen e Tij mund të ndryshojnë fatin e njerëzimit.
  33. 7:35Mund të qeshin sytë që qajnë dhe fytyrat e vrenjtura.
  34. 7:41Nuk ka asnjë gjë që nuk mund ta zgjidhi Ai me fuqinë e Tij.
  35. 7:46Ai mund të vendosë dritë brenda së keqes dhe të keqen brenda dritës.
  36. 7:51Ai mbështjell natën pas ditës dhe ditën pas natës.
  37. 8:10Poeti ynë këtë e ka shprehur në formë poezie:
  38. 8:15Patjetër që çdo pasuri dhe pushtet është në dorën Tënde, o Zot
  39. 8:19E ku ka gjë në zotërim njeriu?
  40. 8:23nëse ndonjë popull ka marrë apo ka dhënë ndonjë pasuri apo pushtet, Ti je Ai që merr dhe që jep. Në dorën Tënde është kjo botë.
  41. 8:36Cdo gjë është në dorën e Tij. Cdo gjë zgjidhet me pushtetin dhe forcën e Tij.
  42. 8:41Nuk ka ndonjë problem që nuk mund ta zgjidhë Ai.
  43. 8:46Ai që gjen Atë, që i mbështetet Atij dhe i bëhet rob, nuk ka problem që nuk mund të zgjidhë me ndihmën e Tij ,sado i vështirë të jetë
  44. 8:59Dua t'ju përmend një çështje që është vazhdimësi edhe e mësimit të javës së kaluar
  45. 9:22Dua t'ju flas për njeriun e vullnetit.
  46. 9:30Për njeriun që do të na nxjerrë nga errësira,
  47. 9:35ai që duke përdorur vullnetin e tij, do të mundësojë të jetuarit në liri të plotë dhe në paqe.
  48. 9:47Plotësimi i mangësive të personalitetit të njeriut të vullnetit është një çështje shumë e rëndësishme.
  49. 9:54Njeriu me vullnetin e tij është dalluar nga kafshët e tjera
  50. 9:58dhe me anë të vullnetit të tij është bërë përfaqësuesi dhe komandanti i tyre.
  51. 10:02Me vullnetin tonë dhe me ndihmën e Allahut do të mund t'i mbyllim dyert që na çojnë në dembeli dhe në rehati të nefsit.
  52. 10:16Me anë të vullnetit dhe me ndihmën e Allahut, do të mund të arrijmë rrugët e suksesit dhe dinjitetit.
  53. 10:28Me anë të vullnetit nuk do të pengohemi nga epshet dhe do ta vazdhojmë shërbimin tonë ndaj besimit dhe Kur'anit.
  54. 10:37Dhe me anë të vullnetit nuk do ta thyejmë dinjitetin dhe krenarinë tonë.
  55. 10:46Ndoshta kur të tjerët do të mundohen të na mposhtin me lojërat e tyre, të na ulin nderin, më shumë do të na forcohemi dhe do të lartësohemi.
  56. 10:56Do të shpejtojmë për të arritur qëllimet tona si shigjetë.
  57. 11:00Dhe sërish me anë të vullnetit tonë, nuk do të frikësohemi dhe nuk do të na zerë paniku përballë asgjëje që na kërcënon,
  58. 11:11Por do të mbështetemi tek forca dhe pushteti i Allahut.
  59. 11:21Do t'iu thonë se njerëzit janë bërë bashkë dhe ju përndjekin juve hap pas hapi
  60. 11:37Do të mundohen t'ju frikësojnë dhe do ju thonë se nuk ecet në këto rrugë.
  61. 11:42do ju thonë se ka shumë rreziqe, se janë shkatërruar urat, janë djegur kopshtet, është shkatërruar çdo gjë.
  62. 11:54Por ata për shkak të besimit të tyre do ta ndiejnë veten më të fortë.
  63. 12:03Dhe do të thonë: Allahu na mjafton ne! Sa Mbrojës i Mirë është Ai!
  64. 12:07Allahu na mjafton ne! Sa Mbrojtës i Mirë është Ai!
  65. 12:11Mbrojtësit tuaj ju përfaqësojnë ju në parlament.
  66. 12:17Janë njerëz që kanë forcë dhe pushtet po aq sa dhe ju, por ju iu besoni atyre, në emër të politikës iu shërbeni atyre dhe i pranoni ata për mbrojtësit tuaj.
  67. 12:32Allahu është Mbështetësi në çdo punë tonën! Allahu na mjafton ne! Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve!
  68. 12:41Allahu na mjafton! Nëse është Ai Miku ynë, kjo na mjafton ne!
  69. 12:50Ai që gjeti Atë çfarë humbi? Dhe ai që humbi Atë çfarë i mbeti?
  70. 13:02Ai që gjeti Atë, gjeti gjithçka. Ai që humbi Atë, humbi edhe veten e tij.
  71. 13:07Ne jemi një xhemat që prej disa shekujsh e ka humbur veten e tij.
  72. 13:13Me vullnetin tonë do të hapen rrugët që të gjejmë veten, dhe me lejen e Allahut do të bashkohemi me forcën dhe pushtetin e Tij.
  73. 13:24Do të njihemi me Mëshirën e Tij dhe do t'i japim fund të ecurit pa qëllim si një xhemat pa identitet.
  74. 13:34Allahu im! Ti je Zoti ynë dhe ne jemi robërit e Tu me qafa të varura, me duar dhe këmbë të prangosura!
  75. 13:44Ky është identiteti ynë! Ne jemi robërit e Allahut! Jemi kaq shumë të lidhur pas identitetit tonë sa themi 40 herë në ditë :
  76. 13:52Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë!
  77. 13:56Vetëm Ty tu bëmë rob, vetëm për Ty u ulëm në gjunjë, vetëm para Teje u përkulëm me pafuqi dhe varfëri dhe të bëmë sexhde!
  78. 14:10Vetëm Ty tu përulëm! Edhe duke bërë këtë punë të rëndë, nuk kërkuam ndihmë prej askujt Tjetër përveç Teje!
  79. 14:17Nuk trokitëm në derën e askujt Tjetër! Ndihmën e kërkuam vetëm nga Ty!
  80. 14:24Cdonjëri nga ne e rinovon besën dhe fjalën që i ka dhënë Allahut 40 herë në ditë!
  81. 14:34Vetëm Atij iu bëmë rob, dhe për ta çuar në vend punën e vështirë të të qenurit rob i Tij, vetëm prej Allahut kërkuam ndihmë!
  82. 14:42Vullneti ynë do të na japë forcë dhe do të dalim të suksesshëm nga çdo lloj vështirësie që do të na dalë përpara!
  83. 14:56Ka disa gjëra që i pengojnë njerëzit që i shërbejnë së vërtetës. Në krye të tyre mund të vijë rehatia.
  84. 15:05Allahu na paralajmëroi për të vërtetën! Ne mundëm të gjendeshim brenda së vërtetës ashtu si lulet në mes të borës!
  85. 15:15Në sohbetet më përpara e kam përmendur se vetëm para 20 vitesh ju s'mund të gjenit një të ri të shkollës së mesme në xhami.
  86. 15:24Ashtu siç jua kam përmendur edhe më parë, dua të ve edhe njëherë në dukje mirësinë që na ka dhënë Allahu
  87. 15:38E mbaj mend shumë mirë kur pyesja veten nëse do të gjeja ndonjëherë në xhami dikë që studionte në shkollën e mesme.
  88. 15:48Si një njeri që ishte i thyer në moshë, e kuptoni se kjo ngjarje ka ndodhur tani afër.
  89. 15:57Në një mëngjes vere, të shkosh të falësh namazin e sabahut kur dita është aq e gjatë dhe namazi del shumë herët është heroizëm.
  90. 16:08Sipas Mehmet Akifit, është heroizmi më i madh.
  91. 16:12E shikon dhe e ndjen se çfarë heroizmi është ky nën dritën e Kur'anit dhe muslimanët janë përfaqësuesit e këtij heroizmi.
  92. 16:19Të shkosh të falësh namazin e sabahut në ato ditë është një heroizëm i madh.
  93. 16:24Ika në një xhami. Kishte shumë njerëz të moshuar. Adhurimet e tyre na mbrojnë nga shumë fatkeqësi që mund të na bien.
  94. 16:33Por Profeti (s.a.s) thotë se Allahu i buzëqesh te riut që e kalon rininë e tij në adhurim. Nuk e dimë si mund të jetë buzëqeshja e Tij.
  95. 16:46Allahu është i pastër nga e qeshura dhe e qara njerëzore, por për të shprehur kënaqësinë e Allahut, profeti (s.a.s) thotë se Ai buzëqesh.
  96. 17:11Në fund të safeve pashë një të ri, me adhurimin e të cilit buzëqeshnin qiejt.
  97. 17:17Pasi dhashë selam dhe dola nga xhamia, shkova pranë tij dhe pa i treguar asnjë gjë për veten,
  98. 17:25ai më zgjati një copë letër dhe një laps dhe më pyeti nëse mund të hidhja një firmë. Për çfarë?- e pyeta.
  99. 17:32Po mbledhim firma që të marrim mësime feje.-tha.
  100. 17:37Unë atë e kisha kërkuar në qiej dhe e gjeta në tokë.
  101. 17:42Ti qënke një i ri që do ta ndriçosh zemrën time. U emocionova aq shumë nga ai i ri.
  102. 17:53Ishte një nxënës në shkollë të mesme.
  103. 17:57Unë nga s'po të kërkoja! Ti paske qënë midis nesh!
  104. 18:04Tani ka me mijëra si ai! Allahut i takojnë me mijëra falenderime!
  105. 18:10Kjo është një mirësi që na ka ardhur nga Allahu dhe ashtu siç urdhërohet edhe në ajet, po dëshmoj për mirësitë që Allahu na ka falur!
  106. 18:26Të dallosh mirësitë që të vijnë nga Ai është një falenderim dhe mirënjohje e thellë!
  107. 18:33Por puna e të riut nuk kishte mbaruar akoma! Akoma nuk kishte një plan të mirëpërcaktuar për të arritur qëllimin e tij.
  108. 18:44Përpara kishte shumë egërsira që do të mundoheshin ta pengonin.
  109. 18:48Të gjitha gjërat që përmenda janë të vendosura që ta fusin në kurth të riun dhe ta pengojnë nga rruga e tij.
  110. 19:01Ai, me lejen e Zotit nuk do të bëhet rob i dëshirave të veta.
  111. 19:07Nuk do të bëhet kurban i rehatisë.
  112. 19:10Ashtu si paraardhësit tanë të devotshëm, me lejen e Allahut do ta mposhtë rehatinë dhe do të plotësojë mangësitë e personalitetit të tij.
  113. 19:20Mangësitë e epshit, e urrejtjes, rehatisë, dembelisë, frikës, panikut, krenarisë do t'i plotësojë me anë të vullnetit të tij dhe do të lartësohet si zogjtë.
  114. 19:37Zotëria ynë (s.a.s) u gjend para një pasurie të madhe kur u bashkua me Hz.Hatixhe, mbretëresha në botën e grave. E para që e kuptoi të vërtetën.
  115. 19:52Kuptojeni se sa rëndësi i jep Islami femrave, aq sa të parën e të gjithë muslimanëve vendos një femër.
  116. 20:00Hz. Hatixhe ka qënë e para që ka besuar, edhe para Ebu Bekrit.
  117. 20:06Madje ajo e vuri re renë që rrinte mbi kokën e të Dërguarit të Allahut para se t'i vinte profetësia.
  118. 20:13E vuri re dhe e bëri atë (s.a.s) drejtues të karvaneve që shkonin në Damask.
  119. 20:19Ishte aq largpamëse saqë caktoi si udhëheqës udhëheqësin e vërtetë (s.a.s).
  120. 20:27I thotë udhëheqësit të njerëzimit të udhëhiqte karvanet se vetëm me të mund të ishin karvanet e saj të sigurt, vetëm me të mund të bëhej tregti e vërtetë.
  121. 20:39Dërgoi këto karvane në Damask.- i thotë. Ky ishte akti i parë i afrimit me të (s.a.s) dhe njohja me thellësine e shpirtit të tij (s.a.s) që çoi drejt martesës së tyre.
  122. 20:52E para që e kuptoi të vërtetën. Edhe emri i saj, Hatixhe ka kuptimin: "E para që u zgjua".
  123. 21:04Këtë kuptim ka emri i saj dhe ajo qe e para që u zgjua për të kuptuar të vërtetën.
  124. 21:08Kishte një pasuri aq të madhe saqë tregohej me gisht për karvanet e saj që shkonin në Damask dhe Jemen. Dallohej ndër të pasurit e Mekës.
  125. 21:19A e besoni se në vitin e 8-të pas shpalljes nga kjo pasuri nuk kishte mbetur asgjë.
  126. 21:28Nuk kishte asnjë kafshatë që të ushqehej ajo dhe i Dërguari i Allahut.
  127. 21:36Kishte vetëm një triko ku ishin ulur dhe Hatixhja e nderuar, që tashmë s'kishte të hante e të pinte, duronte çdo gjë për hir të të Dërguarit të Allahut.
  128. 21:52I kishte ikur gjithë pasuria dhe tashmë nuk kishte mbetur më as rehati, as dembelizëm.
  129. 22:00Kishte vetëm dashuri për të vërtetën dhe arrinin të duronin çdo gjë për hir të së vërtetës.
  130. 22:12Kur Hz. Aishe flet për këtë periudhë, thotë se kalonin 3 netë dhe në shtëpinë e tyre nuk ndizej zjarri dhe nuk vlonte as ujë.
  131. 22:29Djali i motrës, Urve ibn Zubejr e pyet se çfarë hanin dhe pinin.
  132. 22:37Vetëm ujë dhe hurma. - thotë.
  133. 22:41Në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut kishte vetëm ujë dhe hurma. Vetëm me ato jetonin.
  134. 22:48Por nuk ishin dorëzuar nga kjo. Nuk i kishte kapluar rehatia.
  135. 22:54Një ditë nga brenda i kaloi një ndjesi.
  136. 22:59Kur ishte me shokun e tij më besnik, që përshkruhet edhe në Kur'an si i besueshmi,
  137. 23:09me Xhibrilin (a.s), që ishte shumë i bindur ndaj Allahut dhe njëkohësisht shumë besnik.
  138. 23:16Xhibrili i Besueshmi. I besueshëm deri në fund, me mesazhin që solli, që qëndroi larg tradhtive.
  139. 23:26I Dërguari i Allahut i thotë që Kur'ani ishte mëshirë për të gjithë. A ishte kështu edhe për ty?-e pyet. E si jo o i Dërguari i Allahut. -i thotë.
  140. 23:35Edhe unë nuk isha i sigurt për fundin tim derisa Allahu më përmendi në Kur'an si i besueshëm.
  141. 23:42Ishte ulur gjunjë më gjunjë me shokun e tij besnik dhe nga buzët i dolën këto fjalë:
  142. 23:49Për 3 ditë, Muhamedi i nderuar nuk kishte vendosur asnjë kafshatë në gojë.
  143. 23:55U dëgjua një zhurmë. Nga qielli zbriti një melek për të cilin Xhibrili tha që nuk kishte zbritur që nga dita kur ishin krijuar qiejt dhe toka.
  144. 24:22Meleku i tha: Përshëndetjet e Allahut janë për ty, o i Dërguari i Allahut. A do të jesh një pejgamber mbret apo një pejgamber rob?
  145. 24:33I Dërguari i Allahut, me barkun bosh dhe me buzë të thata me ditë pa ujë, shikoi nga miku i tij (a.s) që e porosit:
  146. 24:42"Ji i thjeshtë para Zotit tënd, o Muhamed (s.a.s)"
  147. 24:53Dua të jem një i Dërguar rob. Rob i Allahut!
  148. 25:00Nuk dua të jem mbret. Nuk dua të jetoj një jetë si të pasurit.
  149. 25:07Ai ishtë kaq i ndershëm dhe ne themi shumë herë në ditë: Muhamedi, robi dhe i Dërguari i Allahut.
  150. 25:18Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, është përgëzuar me të qënurit rob i Tij dhe i përulet vetëm Atij
  151. 25:31Me robërinë e tij arriti Miraxhin. Nuk u mposht nga dëshirat e tij dhe me vullnet arriti gjithçka.
  152. 25:42Ndërkohë që po vuante nga uria, dhe buzët i ishin çarë nga mungesa e ujit, ai lidhej vetëm pas Allahut.
  153. 25:55Edhe ata që e ndoqën nuk ngelën mbrapa.
  154. 25:58Shumë herë Hz. Omer kur ishte kalif e kalonte vaktin me dy ose tre ullinj.
  155. 26:07Shumë herë e bënte këtë dhe Hz. Ebu Bekër.
  156. 26:11Për të mos mbetur mbrapa duke i thënë historitë e të gjithë atyre, po ju përmend vetëm njërin nga sahabët.
  157. 26:21është një sahab shumë i rëndësishëm, dhe siç tregon një poet:
  158. 26:34ai ishte një prej atyre që u përpoq dhe vuajti shumë në fillimet e Islamit dhe iku nga kjo botë kur Islami u fuqizua.
  159. 26:46Djali më i dashur i familjes së tij. Kur ecte në rrugët e Mekës të gjithë kthenin kokat.
  160. 26:54Të gjithë shikonin atë, dhe një ditë ky djalosh fytyrëndritur, Musab bin Umejri ra në duart e Hababit.
  161. 27:06U prangos nga e ëma dhe u torturua nga daja i tij, por edhe pse ishte vetëm 17-18 vjeç, në moshën tuaj,
  162. 27:16ishte njeri aq i lartë sa mposhti nefsin e tij, egon dhe mbizotëroi në botën e tij të brendshme.
  163. 27:24Kur ishte në moshën 17-18 vjeçare hap sytë përpara diellit të së vërtetës, njihet dhe plotësohet me të.
  164. 27:31Cdo gjë kishte mbaruar sapo kishte parë fytyrën e të Dërguarit të Allahut (s.a.s).
  165. 27:36Ishte një nga më të pasurit e Mekës.
  166. 27:39Kishte shumë kërkesa për martesë çdo ditë, por pasi u njoh më të Dërguarin e Allahut, çdo gjë e hoqi nga mendja.
  167. 27:49Kur dëgjoi se në Medinë kishte nevojë për një mësues që t'iu mësonte Islamin shkoi në Medinë.
  168. 27:55Vetëm për një vit ai u kthye tek i Dërguari i Allahut me 70 burra, gra dhe fëmijë që kishin pranuar Islamin.
  169. 28:13Tani gjendej përballë pranisë së të Dërguarit të Allahut (s.a.s) dhe nuk i kishte mbetur asgjë për të thënë, ishte i mbështjellë vetëm me një rrobë.
  170. 28:21I Dërguari i Allahut, i mbushur me trishtim, tregon me gisht Musabin dhe u thotë njerëzve që kishte pranë:
  171. 28:33Shikojeni këtë të ri! Kur kalonte në rrugët e Mekës, të gjithë shikonin atë. Tani nuk i ka mbetur as rrobë për të veshur!
  172. 28:40Kështu e kishte mposhtur dynjanë. Kështu ishte lartësuar me vullnetin e tij.
  173. 28:45Me atë veshje kishte shkuar në Uhud. Në vitin e dytë ishte përballur në Bedër dhe tani në vitin e tretë po luftonte në Uhud.
  174. 28:54Atë ditë do të bëntë sakrificën më të madhe.
  175. 28:59Atë ditë ku radhët e muslimanëve u dobësuan dhe ushtria u përça, gruaja që quhej Nesibe dhe djaloshi Musab vrapuan për të mbrojtur të Dërguarin e Allahut.
  176. 29:10Vendos duart, krahët dhe kokën e tij përpara shpatave që ngriheshin kundër të Dërguarit të Allahut.
  177. 29:16Ngre dorën, krahun dhe vendos kokën e tij për të mbrojtur të Dërguarin.
  178. 29:25Një shpatë e lëshoi në tokë një nga krahët e Musabit si të ishte degë peme.
  179. 29:30Ngriti krahun tjetër që të mos arrinin tek i Dërguari i Allahut.
  180. 29:33Kur i prenë edhe krahun tjetër mendoi se gjëja e vetme që i kishte mbetur për të mbrojtur të Dërguarin e Allahut ishte qafa e tij. E vendosi dhe atë.
  181. 29:44Kur i prenë edhe qafën, pjesa më e madhe e kokës ishte shkëputur, por fytyrën e kishte fshehur.
  182. 29:57Musabi po e fshihte fytyrën ama nuk i kishte mbetur fuqi për të folur. Po jetonte minutat e tij të fundit.
  183. 30:03E kush mund ta dinte se pse ai e mbante të fshehur fytyrën e tij.
  184. 30:07Vetëm i Dërguari e kuptoi se ai po e fshihte fytyrën e tij nga turpi, sepse i kishte premtuar se sa të ishte gjallë asnjë gjë e keqe nuk do t'i ndodhte të Dërguarit (s.a.s).
  185. 30:21Edhe në momentet e fundit mendonte se mos i ndodhte ndonjë gjë të Dërguarit të Allahut, mos e preknin atë zullumqarët.
  186. 30:33Jetoi me nder. Nuk u lidh pas asnjë gjëje të kësaj dynjaje dhe mposhti çdo gjë me vullnetin e tij dhe ndihmën e Allahut.
  187. 30:42Kur po përgatisnin xhenazen, me rrobën që kishte veshur, kur i mbulonin kokën i zbuloheshin këmbët, e kur i mbulonin këmbët i zbulohej koka.
  188. 30:53Në një nga hadithet e Buhariut, Hababi e tregonte këtë duke qarë me dënesë:
  189. 31:00Musabi ishte shumë më i hajrit se unë. Kur vdiq, nuk gjetëm dot qefin për të.
  190. 31:05kur i mbulonim kokën i zbuloheshin këmbët, e kur i mbulonim këmbët i zbulohej koka.
  191. 31:10E pyetëm të Dërguarin e Allahut se si ta mbulonim dhe ai na tha të mbulonim auretin dhe ta varrosnim.
  192. 31:16Mbulojini auretin dhe varroseni.
  193. 31:25Kaq shumë të vullnetshëm, që nuk u dorëzuan ndaj dynjasë, që sakrifikuan kaq shumë, çfarë humbën?
  194. 31:37E çfarë humb një njeri pasi gjen Allahun?
  195. 31:41Dynjaja erdhi nga mbrapa dhe njerëzit nga të katërta anët e botës u gënjyen dhe u mposhtën nga ajo.
  196. 31:51Për vetëm 25 vjet njerëzit nga 5 njëkohësisht filluan të pranonin teuhidin (njëshmërinë e Allahut) dhe të njihnin të Dërguarin e Allahut (s.a.s).
  197. 32:02Mund të viheni pas famës dhe emrit. Shumë nga ata që ecnin me ju u fiksuan pas famës dhe emrit dhe e shkatërruan veten.
  198. 32:18Deshën famë, edhe pse ajo i ngjasonte mjaltit të helmuar, sipas një dijetari të madh.
  199. 32:24Ejani dhe merreni këtë mësim nga unë: fama i ngjan mjaltit të helmuar.
  200. 32:28Nëse bie në atë fatkeqësi kujto se të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi dhe shpëto.
  201. 32:34Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Cfarë vlere ka fama, emri apo posti?
  202. 32:41Allahu na nderoi ne me besimin (fenë), thotë Hz. Omer.
  203. 32:48Allahu na lartësoi duke na dhënë besimin.
  204. 32:51është e kotë të kërkosh famë dhe nder tjetër përveç atij që na ka mundësuar Allahu i Lartë.
  205. 33:00Ka disa që ngecin pas famës dhe pas emrit dhe mbeten në mes të rrugës.
  206. 33:08Allahu mos i lëntë këmbët tona të rrëshqasin. Shumë herë këmbët e mia kanë qënë pranë rrëshqitjes.
  207. 33:14S'e di se si shpëtuam ato herë, por me ndihmën e Tij e kaluam.
  208. 33:21Njeriu mund të rrëzohet në çdo moment. Keni vëllezër, që kanë qënë të mëdhenj dhe që janë rrëzuar.
  209. 33:28Ndërkohë që po rendnin pas të Dërguarit të Allahut, kanë ngecur dhe kanë ngelur mbrapa.
  210. 33:36Me anë të vullnetit dhe me ndihmën e Allahut nuk do të biem pre e famës dhe emrit.
  211. 33:43I nderuar Hz. Omer thoshte që Allahu na ka nderuar me fenë e Tij.
  212. 33:48Dhe, siç e kam përmendur edhe më parë, gjatë udhëtimit drejt Mesxhid al-Aksasë, ai ndante radhën me skllavin e tij për të hipur në deve.
  213. 33:57Kalifi i madh Hz. Ebu Bekër jetonte në një lagje që quhej Sun, e cila sot është shndërruar në një qytet madhështor me ndërtesa betoni si qytetet evropiane.
  214. 34:13Sun ishte një fshat i thjeshtë në kohën kur jetonte i Dërguari i Allahut.
  215. 34:19Hz. Ebu Bekër e kishte lënë shtëpinë e tij për të emigruar në Medinë por brenda qytetit nuk kishte gjetur një vend ku të jetonte.
  216. 34:28Kishte gjetur këtë lagje në periferi sa për të futur kokën. Dhe e dini me çfarë jetonte ky njeri?
  217. 34:35Me çfarë e përballonte jetesën ky njeri që i ishin dhënë mundësi të mëdha dhe e kishte dhënë të gjithë pasurinë e tij në rrugë të Allahut si Hz. Hatixhe?
  218. 34:42Duke ruajtur delet e fqinjëve arrinte të fitonte të ardhurat.
  219. 34:46Edhe Muadh ibni Hishami apo Muhamed ibni Is'haku e përballonin jetesën duke ruajtur delet e fqinjëve.
  220. 34:54Nuk kërkonin pasuri, krenari, nderime apo famë.
  221. 34:59Ai ishte kalifi i të Dërguarit të Allahut por si pasuri të vërtetë quante të fituarit e jetesës me djersën e ballit.
  222. 35:08Koha kaloi dhe shoku më i ndershëm, më i pastër, më besnik i të Dërguarit të Allahut shërbeu si bari delesh në fshatin e tij,
  223. 35:25Pas 10 vitesh u nderua me detyrën e lartë të kalifit, detyrë që nga rëndësia renditej pas profetësisë.
  224. 35:35Të gjithë njerëzit përveç njërit e pranuan atë si kalif dhe i shtrënguan dorën.
  225. 35:47Me pas u kthye në shtëpinë e tij në Sun.
  226. 35:49Do të bënte tregti në rrugë dhe do të kujdesej për punët e shtetit.
  227. 35:53Ai do të ishte udhëheqës i një shteti që luftonte kundër ushtrive të Iranit, Sirisë dhe Gadishullit Arabik dhe ishte 4-5 herë më i madh se Turqia.
  228. 36:09Por do të bënte sërish tregti në rrugë dhe do të ruante delet në Sun.
  229. 36:14Vajza e fqinjit pyeste veten se kush do t'i ruante delet pasi ai mori detyrën.
  230. 36:26I trokiti në derë dhe iu tha: "Bija ime, me lejen e Allahut unë nuk do të ndryshoj. Do të vazhdoj t'i ruaj delet tuaja."
  231. 36:34Allahu na lartësoi ne me fenë.
  232. 36:41I madhi Omer dilte para xhematit dhe thoshte që mjeti që bashkon besimtarët është namazi.
  233. 36:54Kur u mblodh xhemati Hz. Omer u ngjit në minber që të mbante hutben.
  234. 36:59Abdurrahman ibn Auf kishte një mirësi të veçantë.
  235. 37:01Të dy ishin prej të përgëzuarve me xhenet.
  236. 37:10Edhe ai erdhi nga Meka. Dy mbretërit që mbrojtën në Mekë trëndafilin e Medinës (s.a.s).
  237. 37:17Hz. Omer filloi të fliste me vete dhe të thoshte: Deri dje ishe duke kullotur delet e dajave të tu në këto lugina.
  238. 37:29Pasi tha këtë zbriti nga minberi.
  239. 37:36E pyesin: "O prijësi i besimtarëve, çfarë po thoje ashtu?"
  240. 37:39"Vallahi"-tha.-"Po kaloja në rrugë dhe njerëzit po më drejtoheshin si prijësi i besimtarëve dhe u ndjeva i lartë."
  241. 37:45"U ndjeva sikur isha vërtet prijësi i besimtarëve"
  242. 37:48"Prandaj doja t'ia tregoja popullit tim të shkuarën time."
  243. 37:52"Doja të mposhtja nefsin tim duke i kujtuar se kisha qënë vetëm një çoban që kulloste delet."
  244. 37:59"Allahu të solli në këtë gjendje që je sot. Doja t'ia kujtoja xhematit tim këtë."
  245. 38:05Nuk kanë rëndësi nderi dhe fama, por madhështia e Allahut.
  246. 38:10Të ndjekësh rrugën e të Dërguarit të Allahut, t'i bindesh Kur'anit dhe të jesh ummet i profetit Muhamed (s.a.s).
  247. 38:19Ky nder na mjafton ne.
  248. 38:21Na mjafton dinjiteti i të qenurit i lidhur me Allahun. Ata kështu e treguan këtë.
  249. 38:26Nëse keni durim dhe me lejen tuaj dua të përmend edhe një ngjarje të tretë.
  250. 38:30Kuptojeni se njerëzit që ishin fitimtarë dhe përfaqësues në të gjitha epokat e ndritura, kanë qënë gjithmonë njerëz të vullnetit.
  251. 38:43Nuk besoj se ka ndonjë që nuk e do të madhin Javuz.
  252. 38:49"Shqetësimi për përçarjen e popullit më lëkund edhe në varr. Zgjidhja e vetme është të jemi të bashkuar. Nëse populli është i përçarë, nuk do të gjej qetësi."
  253. 39:04Njeriu i popullit, njeriu që përfshihej në problemet e popullit dhe që donte t'i bashkonte në një.
  254. 39:11Ai ishte njëri prej atyre që arriti majat në dinastinë ku ishte rritur.
  255. 39:16Ka nga ata që mendojnë se të gjithë ata arritën majat, por Javuzi ishte si mali i Everestit dhe askush s'ishte si ai.
  256. 39:25Madhështia e tij dallohet në faktin se në 8 vjet bëri vetëm dy fëmijë sepse vetëm aq herë hyri në harem.
  257. 39:38Sepse gjithë jetën e tij ia kushtoi bashkimit të muslimanëve dhe valëvitjen e flamurit të profetit Muhamed (s.a.s) në çdo vend të botës.
  258. 39:47Jetonte për të plotësuar ëndrrat dhe idealet që kishte.
  259. 39:51Pasi vdiq ai, nuk mbeti askush nga dinastia që mund ta drejtonte perandorinë osmane.
  260. 40:02Kishte shumë gra dhe fëmijë por ai e kaloi jetën e tij në krye të detyrës.
  261. 40:09Për 8 vjet që ai ishte kalif çliroi Iranin dhe u përpoq në shumë vende të tjera dhe u kthye me fitore.
  262. 40:17Bëri përpjekje edhe për vendet e Evropës, por ndoshta e pengoi ndonjë kurth a ndonjë lojë.
  263. 40:30Sepse një njeri i tillë do të arrinte deri në Vatikan dhe do të hapte rrugët ashtu si Sulltan Fatihu deri në Evropë.
  264. 40:41Për 8 vite kishte nderin e të qenurit prej pasardhësve të sahabëve më të mëdhenj.
  265. 40:50Pasi u kthye prej një prej betejave, me mendimin se mos populli do ta shikonte kur të arrinte në Stamboll
  266. 41:00në histori shkruhet se qëndroi për pak kohë në Yskydar
  267. 41:07I tha ushtrisë që të qëndronin për pak kohë atje që kur të arrinin në Stamboll populli të mos ta kuptonte sepse ishte i ndrojtur dhe i dridheshin këmbët.
  268. 41:16Në mes të atyre që prisnin ceremoni dhe duartrokitje, vëreni modestinë e gjithë atij mbreti.
  269. 41:23Sundimtari më i madh i botës, në krye të një ushtrie që përpiqej për të ardhmen, pasi u kthye nga beteja dhe fitorja
  270. 41:34pushon për pak kohë në Yskydar dhe në mes të natës njofton dhe thotë se kishte ardhur koha të shkonin në Stamboll.
  271. 41:42"Askush nuk do ta kuptojë se Javuzi ka mbërritur në Stamboll"-thoshte.
  272. 41:49E godet dëshirën për famë dhe emër. Ngaqë nuk ishte i dhënë pas tyre, rendte drejt si shigjetë dhe e arrinte qëllimin e tij.
  273. 42:03Kur ishte afër Nedimit shikon se në veshët e skllevërve iu kishin varur vëthë.
  274. 42:10"Cfarë janë këto, Nedim?"-e pyet.
  275. 42:12"Madhëri, këta janë robër dhe për t'u dalluar kanë vendosur vëthë"-i përgjigjet.
  276. 42:17"Më jep edhe mua të vendos një palë. Edhe unë jam rob i Allahut!"
  277. 42:22Një njeri që e kishte tejkaluar veten.
  278. 42:26E keni vizituar ndonjëherë tyrben e Javuzit, të bërë prej kashte dhe prej balte?
  279. 42:34Shkoni dhe vizitojeni. Fërkojeni atë mbulesë me sytë tuaj. Vizita në tyrben e tij i pastron gjynahet nga sytë.
  280. 42:42Një pjesë nga xhybja e tije nderuar, me të cilën kishte mbajtur kashtën dhe baltën,
  281. 42:51Mësuesi i tij i madh, mësuesi i drejtë, kur ngrinte baltën në kurrizin e madhërisë dridhet se kishte frikë mos tregonte mungesë respekti.
  282. 43:01I kërkon me mirësjellje që me atë xhybe ta mbështillnin qefinin e tij.
  283. 43:08Cfarë madhështie është kjo?! Cdo lloj madhështie tjetër është shumë e vogël përpara kësaj!
  284. 43:17Një madhështi para së cilës edhe qiejt ndahen në dysh!
  285. 43:25Hatibi e përmend atë në hutbe sepse ai kishte marrë çfarë i përkiste kalifatit, kishte mundur të bashkonte muslimanët dhe të mundte shumë sundimtarë të tjerë.
  286. 43:40Ngaqë emri i Sulltan Javuzit u përmend në hutbe, ai u quajt udhëheqës i dy qyteteve të shenjta ose imami i tyre.
  287. 43:48Sulltan Javuzi kur e dëgjon këtë tronditet shumë, ulet në gjunjë dhe thotë:"Jo, jo! Unë s'mund të jem drejtuesi i qyteteve të shenjta!"
  288. 44:00"Ato e kanë një drejtues dhe ai është Hazreti Muhamed Mustafa! Unë jam vetëm një shërbëtor!"
  289. 44:06Këtu qëndron madhështia e njerëzve të mëdhenj. Treguesi i madhështisë është modestia.
  290. 44:14Në jetën shoqërore çdokush ka një dritare nga ku shikon dhe mund të shihet.
  291. 44:18Nëse njeriu është i madh, do të përkulet, do të bëhet në dysh që të mund të shihet.
  292. 44:24Por nëse është i vogël, do të ngrihet në majë të gishtave që të shihet.
  293. 44:28Prandaj ata që duan të duken të mëdhenj, veçse tregojnë vogëlsinë e tyre.
  294. 44:34Modestët nga ana tjetër e bëjnë të dukshme madhështinë me modestinë e tyre.
  295. 44:39Allahu i lartëson ata që janë të thjeshtë.
  296. 44:47Allahu as nuk i ka humbur as nuk i humb ata që tregohen modestë.
  297. 44:52Ata që kanë mbetur mbrapa nga zilia dhe krenaria e tyre, dhe që hanë veten me dhëmbë vetëm për të pasur famë dhe pushtet,
  298. 44:58as nuk janë të vetëdijshëm se nga brenda janë si një pemë e tharë.
  299. 45:05Me lejen e Zotit nuk do ta tradhëtoni kauzën e Hazreti Muhamed.
  300. 45:11Do të mund ta mbani deri në pafundësi këtë thesar të çmuar dhe do t'i shërbeni kësaj kauze deri në fund me lejen e Allahut.
  301. 45:25Nga gjërat që na lenë mbrapa është edhe dëshira për të ngrënë e për të pirë.
  302. 45:32Cështja e të dorëzuarit para dëshirave trupore.
  303. 45:36Kjo kauzë është aq e lartë dhe e rëndësishme saqë nuk mund të sakrifikohet për asnjë gjë, por ka edhe njerëz që ngecin në këto gjëra.
  304. 45:49Ky brez me lejen e Allahut, me vullnetin e tyre, nuk do të vihen pas dëshirave dhe epsheve.
  305. 45:55Nuk do të shtypen nga dëshirat dhe nevojat e tyre trupore.
  306. 46:05Njerëzit e shpirtit duhet t'i kujtojnë këto fjalë.
  307. 46:15Tema jonë është njeriu i vullnetit. Me lejen e Allahut ky brez me vullnetin e tij do ta shndërrojë hekurin në ar.
  308. 46:23Do t'i bëjë tokat e begata dhe do t'i japi vlerë edhe gjërave më të pavlera.
  309. 46:31Nuk do të vihen pas epsheve, pas të ngrënave dhe të pirave.
  310. 46:38Edhe më përpara doja t'i ktheja shikimet tuaja të kujdesshme tek profeti Muhamed (s.a.s).
  311. 46:44Ju e njihni atë. U mundova t'iu tregoja shembullin e kalifëve që i edukoi ai (s.a.s).
  312. 46:51Kur Hazret Ai ishte kalif, kalifati i tij ishte jo 3-4 herë më i madh se Turqia sot, por 30 herë më i madh.
  313. 47:02Ushtritë islame po luftonin pranë liqenit Aral.
  314. 47:07Arritën deri në Kinë.
  315. 47:09Arritën të përfshinin dhe muslimanët e Sintit dhe nga ana tjetër arritën deri në ngushticën e Gjiblartarit.
  316. 47:17U deshën Tarik bin Zijad dhe Musa ibn Nusejr që t'i çlironin të gjithë robërit, t'i vendoste ngushticës emrin e tij dhe të depërtonte në tokat e tjera.
  317. 47:28Më pas u quajt Xhebeli Tarik (mali i Tarikut)- Gjibraltar.
  318. 47:32Drejtuesin e një shteti kaq të fuqishëm e shikonin në dimër të veshur me rroba vere
  319. 47:38Dridhej dhe e pyesnin pse vepronte ashtu. "Unë me mundësitë e mia kaq mund të përballoj."-thoshte.
  320. 47:46Njeriu që ishte në krye të shtetit.
  321. 47:48Njeriu që ishte në krye të ushtrive thoshte se unë me mundësitë e mia kaq mund të përballoj.
  322. 47:54Kjo bëhej dhe pengesë për lakmitarët dhe ruante bashkimin e muslimanëve.
  323. 48:01Kjo quhet drejtësi shoqërore, ky është shpirti i njerëzve të lartësuar,
  324. 48:09kjo është drejtësi e vërtetë që bashkon popujt, dhe të zgjedhësh të tjerët para vetes.
  325. 48:15Këtë përfaqësoi Hz. Muhamed (s.a.s).
  326. 48:19Njëherë vepruan sipas asaj. Me lejen e Allahut ju do të veproni për herë të dytë ashtu.
  327. 48:25Jeni shumë shpresëdhënës. Për çdo individ të këtij brezi nga fillimi deri në fund ju jepni shpresë.
  328. 48:32Dhe unë gjithmonë kam mendim të mirë për ju para Zotit tim.
  329. 48:36Kemi mendim të mirë ashtu siç kemi për kauzën tonë.
  330. 48:40Sa bukur dhe hijshëm e tregon këtë i Dërguari i Allahut:
  331. 48:46Për një rob që ishte i mbytur në gjynahe, Allahu thotë të dërgohet në xhehenem.
  332. 48:55Rrugës kur po shkonte për atje, robi shikonte mbrapa në mahsher.
  333. 48:59Allahu e dinte qëllimin e tij.
  334. 49:01U thotë melekëve që ta pyesin pse shikonte nga mbrapa.
  335. 49:07E pyesin se pse e mbante shikimin mbrapa.
  336. 49:12O Zoti im! Unë kam pasur gjithmonë mendim ndryshe për Ty!
  337. 49:16Mendoja se pavarësisht gjithçkaje do më thoje: "Shko në xhenet!"
  338. 49:20Kështu të kam njohur Ty gjithmonë!
  339. 49:22Allahu tha: "Unë jam ashtu siç më mendon robi im."
  340. 49:30Mendoj se ky xhemat që rend si kalorësit, është i vendosur të çojë në vend detyrat që ka,
  341. 49:43ashtu siç nuk ra pre e rehatisë, e dëshirës për famë dhe nderime
  342. 49:49nuk do të bjerë pre e nefsit të tij dhe nuk do të shtypet nga orekset e stomakut.
  343. 49:56Ishte një i ri që vinte në xhami.
  344. 50:01Allahu, me kuptimin më të pastër, i buzëqesh të riut që shkon në mesxhid.
  345. 50:08I riu, për të cilin do t'iu tregoj mu shfaq në ëndërr. Ka jetuar në kohën e kalifatit të Hz. Omer.
  346. 50:17Ishte një i ri që shkonte në xhami dhe adhurimi që bënte ishte shumë i thellë. Toka ku vinte kokën në sexhde çelte trëndafila.
  347. 50:26Nuk ndahej nga mesxhidi pa e lagur sexhaden e tij me lot.
  348. 50:31Ky i ri që vinte në xhami kishte tërhequr edhe vëmendjen e Hz. Omer.
  349. 50:36Aq shumë i kishte bërë përshtypje, saqë mesxhidi i dukej bosh kur mungonte ai.
  350. 50:42Një ditë ai nuk ishte në mesxhid.
  351. 50:46Kalifi, udhëheqësi i besimtarëve pyet për të se ku është.
  352. 50:55I thonë se filani kishte vdekur natën e kaluar.
  353. 51:00Kishte vdekur dhe e kishin varrosur.
  354. 51:05Kur po kthehej në shtëpi ishte përballur me një grua.
  355. 51:10Ajo grua kishte dashur ta zinte në kurthin e saj.
  356. 51:18Ishte një grua me ndjenja të këqija. Allahu ua largoftë të gjithë njerëzve ndjesitë e tyre të këqija.
  357. 51:25Allahu ua ndriçoftë zemrat me dritën e Kur'anit dhe i lartësoftë si njerëz.
  358. 51:30Ishte një grua me ndjenja të këqija. Djaloshi ndodhej para kurthit të saj.
  359. 51:41Mund t'i ketë ndodhur edhe ndonjërit prej shokëve tuaj.
  360. 51:53Ata që e kanë arritur horizontin e takvasë (frikës ndaj Zotit),
  361. 51:58ata që në kohën e tyre të rehatisë kërkojnë mëshirën e Allahut dhe përkulen para Tij,
  362. 52:07ata që në kohë të mira përpiqen ta mbajnë të fortë lidhjen e tyre me Allahun, siç thuhet në Kur'an
  363. 52:13në kohën që gjenden përballë kurtheve të shejtanit,
  364. 52:20në kohën që tronditen nga shigjetat e shejtanit
  365. 52:24e kujtojnë menjëherë Allahun
  366. 52:29bëhen të kujdesshëm dhe e kujtojnë të drejtën.
  367. 52:34Pikërisht në kohën kur kjo grua po mundohej ta tërhiqte në kurthin e saj,
  368. 52:38i kujtohet ky ajet.
  369. 52:40Përmend ajetin e Allahut.
  370. 52:43E përsërit këtë ajet pa u ndalur.
  371. 52:45Në kohën kur shejtani i sulmon me sulmet dhe kurthet e tij, ata e kujtojnë Allahun.
  372. 52:58Ka një Zot që të shikon, o besimtar!
  373. 53:06Tregohet i kujdesshëm!
  374. 53:09Në kohën kur po mundohej të largohej, ky ajet i shërben si një operacion për zemrën. Zemra i pushon dhe jep shpirt.
  375. 53:20E mbylli aty jetën. Ishte turp ta linin në derën e asaj gruaje, dhe e morën ta varrosnin.
  376. 53:28Nuk arrita ta puthja djaloshin. E varrosën.
  377. 53:32E morën dhe e varrosën!
  378. 53:44E lajmëruan Omerin që mori 2-3 njerëz me vete dhe vrapoi për në varrin e tij.
  379. 53:52Qëndroi në krye të varrit të tij dhe fali namaz. I fali namaz djaloshit që falej.
  380. 53:58Qau për djaloshin që qante dhe më pas tha këto fjalë:
  381. 54:03"Për ata që frikësohen nga dita kur do të dalin përpara Allahut ka dy xhenete."
  382. 54:12Mund të hyjnë nga cili të duan. Kur tha këtë, njerëzit që ishin aty dëgjuan një zë.
  383. 54:19Ky zë po vinte nga varri.
  384. 54:21Mua Allahu më dha dy xhenete, o udhëheqës i besimtarëve!
  385. 54:38Me çfarë mund ta arrini këtë lartësi të shpirtit?
  386. 54:47Si mund ta luftoni ndryshe vandalizmin?
  387. 54:52Si mund ta shkundni pakujdesinë?
  388. 54:56Si mund ta ndalni ndryshe kaosin?
  389. 55:00Si mund t'i ndalni njerëzit nga të këqijat nëse nuk vendoset në zemrat e tyre frika ndaj Allahut?
  390. 55:07Ruajtësi i brendshëm nuk e lejon njeriun të kryejë gjynahe.
  391. 55:12Ruajtësi i brendshëm është shikimi i Allahut.
  392. 55:16Allahu është Shikuesi i gjithçkaje. Kudo që të jeni, Ai është me ju.
  393. 55:26Kudo që të jeni, Ai është me ju!
  394. 55:30I riu nuk bie pre e epsheve dhe prandaj lartësohet dhe fluturon në qiejt e xhenetit,
  395. 55:38duke fluturuar e thërret Hz. Omer e thërret që nga kjo botë dhe ai i përgjigjet:
  396. 55:45"O udhëheqës i besimtarëve! Allahu më dha mua dyfish nga ajo që the ti!"
  397. 56:00Ky brez i nderuar dhe i devotshëm!
  398. 56:03Duke shikuar shembullin tonë të keq, uroj që të mos e humbin veten e tyre në këtë çështje.
  399. 56:09Ata do të marrin si shembull të Dërguarin e Allahut (s.a.s) dhe sahabët e nderuar
  400. 56:16me lejen e Zotit ata nuk do të shkojnë në zjarr, por do të shuajnë flakët me gjakun dhe dijet e tyre, do të arrijnë majën e majave të njerëzimit,
  401. 56:31majën e të vërtetave të besimit dhe do të mund t'i kryejnë gjërat që presin prej vetes pa asnjë të metë.
  402. 56:38Ata që nuk bien pre e epsheve.
  403. 56:42Do të ketë edhe nga ata që do të bien pre e madhështisë dhe krenarisë.
  404. 56:48Nëse nuk mbyllim dyert e madhështisë dhe të krenarisë, nuk kalojmë dot në botën tjetër.
  405. 56:53Ka edhe nga ata që kanë rënë pre.
  406. 56:55"Nderi im, dinjiteti im!"- do të thonë. Nuk e dinë se një nga pejgamberët më të lartë, Hz. Nuh ka thënë se ne nuk na duhet krenaria.
  407. 57:09Nuk e dinë se kur profetit tonë (s.a.s) i thanë që ti je Zotëria ynë, ashtu siç i thanë Hz. Ibrahim, ai tha: Zotëria ynë është Hz. Ibrahim!
  408. 57:22Ai ishte Zotëri. Ishte Zotëria i zotërinjve!
  409. 57:25Por nuk i thoshte vetes zotëri, por Hz. Ibrahimit!
  410. 57:29Ai ishte edukuesi i vetes së tij, iu bëfsha kurban atij Edukuesi (s.a.s)!
  411. 57:34Por si ishte edhe Zotëria i të gjithë të Dërguarve!
  412. 57:38Nuk na takon ne të gjykojmë, as të vendosim, por me gjërat që na ka mësuar ai (s.a.s), ai ishte edhe Zotëria i Hz. Ibrahim.
  413. 57:47Ai (s.a.s) ishte fara e Hz. Ibrahim, por ndërkohë ishte dhe pema dhe fruti i asaj fare!
  414. 57:57I nderuari Hz. Ibrahim nuk mbeti në pritje të nderimeve.
  415. 58:07U gjend në mes të zjarrit.
  416. 58:09U gjend përballë ofendimeve. Donin të vinin dorë mbi gruan e tij.
  417. 58:14Ama nuk mbeti pre e këtyre.
  418. 58:16Hz. Musa u rrit si një njeri shumë i nderuar dhe i respektuar.
  419. 58:21Por nuk u bë pre e tyre dhe nuk e braktisi detyrën e pejgamberisë për shkak të tyre.
  420. 58:26Braktisi edhe postin e tij. Nuk iu dorëzua me dëshirën e tij armiqve të besimit dhe të Kur'anit.
  421. 58:33Iku në Medjen.
  422. 58:35Allahu (xh.xh) e nderoi atje me detyrën e pejgamberisë.
  423. 58:38Më pas doli edhe përballë faraonit, ia tregoi atij çfarë i ishte shpallur dhe me lejen e Allahut deklaroi para tij njëshmërinë e Allahut.
  424. 58:51Hz. Mesih, kur tha se ishte pejgamber, mbretërit e asaj kohe menduan se edhe ai i ishte vënë pas postit ashtu si ata.
  425. 59:02Madje vendosën edhe që ta kryqëzonin, por ai pavarësisht kësaj vazhdoi ta kryente detyrën e tij pa asnjë të metë.
  426. 59:16Mendoj se rruga që hapi shpirti i Muhamedit (s.a.s) vazhdon edhe sot.
  427. 59:23Brezi ynë, duke e marrë mëshirën dhe drejtësinë e tij (s.a.s) si shembull, në këtë shekull,
  428. 59:29me lejen e Allahut do të përfaqësojnë të vërtetën e tij (s.a.s)
  429. 59:36Ngaqë nuk është ajo tema, thjesht do ta përmend këtë çështje të thellë.
  430. 59:43Cfarë gjërash të shëmtuara bënin vetëm për të vendosur atë kurorë në kokë!
  431. 59:52Dhe pejgamberi i nderuar, që mund të thuhet se ishte në pranverën e jetës së tij, sepse pavarësisht viteve, ishte shumë më i ri se mosha ime,
  432. 1:00:02mund të ishte edhe më i ri së shumë nga ju, ndoshta me i vjetër se vetëm disa prej jush
  433. 1:00:07në pranverën e jetës së tij, kur po e kërcënonin me vdekje,
  434. 1:00:10përballë ofendimeve, pështymave dhe të mbeturit pa ujë,
  435. 1:00:16nga burimet kristjane tregohet se e lënë për një kohë pa ujë,
  436. 1:00:24vjen një ditë dikush dhe i jep një gllënjkë ujë që nuk mbetet pa shpërblim. Kjo bëhet shkak përpara Allahut që Ai ta shpëtojë atë.
  437. 1:00:34Gjendet përballë fyerjeve dhe ofendimeve por nuk bie pre e tyre.
  438. 1:00:39Nuk thotë: "Nderi im! Krenaria ime!"
  439. 1:00:41Ata që thonë kështu do të ngelen mbrapa dhe nuk mund ta çojnë përpara kauzën e Islamit.
  440. 1:00:50Këta janë heronjtë e krijimit!
  441. 1:00:53Nuk na takon as juve, as mua të shpjegojmë të gjithë heronjtë e kësaj kauze.
  442. 1:00:58Por ne kemi një hero që përfaqëson kauzën tonë,
  443. 1:01:04A mund t'i thuhet thjesht hero një të Dërguari? Këtë do ta tregoj vetëm me një shembull.
  444. 1:01:10Ai u përball me gjithë ato fyerje dhe ofendime.
  445. 1:01:14Në Bedër, thuhet se nga njëra anë Xhibrili dhe nga ana tjetër Mikaili i shërbenin atij (s.a.s).
  446. 1:01:22Ashtu siç mbretërit ulen dhe kanë dikë që iu bën fresk,
  447. 1:01:30Allahu ua cakton dy melekëve më të mëdhenj këtë detyrë për më të nderuarin e tokës dhe të qiejve (s.a.s).
  448. 1:01:38Xhebrailit dhe Mikailit. Ja ky është nder!
  449. 1:01:42Në natën e bekuar të Miraxhit, qiejt ku shkelte ai mbusheshin me gurë të çmuar.
  450. 1:01:50Gjysmëhëna që e kishte poshtë këmbës i qëndronte porsi këpucë.
  451. 1:01:55Dielli vraponte që ta shikonte edhe atë.
  452. 1:01:58Ky është nder, dinjitet dhe krenari!
  453. 1:02:01Por mbi kokë i hidhnin dhe e baltë.
  454. 1:02:05Duheshin orë të tëra për të pastruar xhyben e tij nga pështymat e njerëzve pasi kalonte në një vend.
  455. 1:02:13Për nderin dhe dinjitetin tënd qofshin falë njëmijë herë nderi dhe dinjiteti im!
  456. 1:02:19Nuk mbeti peng i nderit dhe dinjitetit të tij (s.a.s)!
  457. 1:02:24Qoftë edhe njëherë në jetë nuk mbeti pre e tyre!
  458. 1:02:28Hyri porsi një zog, fluturoi pa u ndalur për të lëshuar dritë gjithkund dhe për të ndriçuar zemrat!
  459. 1:02:38Në asnjë mënyrë nuk u bë pre e tyre!
  460. 1:02:41Allahu iu mundësoftë ezaneve që dëshmojnë themelin e fesë sonë vazhdueshmëri deri në përjetësi!
  461. 1:02:48Arritshin në vendet më të errëta!
  462. 1:02:51I ndalofshin të qarat e të brengosurve me zërin e tyre të shenjtë!
  463. 1:02:56I Dërguari i Allahut nuk thoshte: "Nderi im! Dinjiteti im!"
  464. 1:03:01Njëherë shpifën për një nga gratë e tij të devotshme.
  465. 1:03:05Munafikët (jobesimtarët) hodhën fitne.
  466. 1:03:09Nëna jonë Aishe, e lartë po aq sa edhe jeta që jetoi! Edhe emri i saj këtë kuptim ka!
  467. 1:03:18E njohu Zotërinë tonë (s.a.s) në moshën 7 vjeçare.
  468. 1:03:22E njihu atë(s.a.s) pa hyrë akoma në moshën e pjekurisë.
  469. 1:03:28Me Atë (s.a.s) ngrihej dhe ulej. U rrit në një shtëpizë ku vinte shpallja.
  470. 1:03:35Dëgjonte urdhërat që vinin nga Allahu.
  471. 1:03:38Xhibrili një ditë erdhi pranë të Dërguarit të Allahut (s.a.s).
  472. 1:03:41Mesazhi që merr nga Xhibrili ia thotë i Dërguari i Allahut (s.a.s): "O Aishe! Xhibrili është ulur përkrah meje dhe po të jep selam!"
  473. 1:03:49O i Dërguari i Allahut! Sa shumë gjëra që ne nuk mund t'i shohim shikon ti !
  474. 1:03:53Aishe e shuante etjen me ujin dhe ajrin e shpalljes!
  475. 1:03:59Dëlirësia ishte një trëndafil përkrah saj!
  476. 1:04:03Por asaj i hodhën baltë!
  477. 1:04:06Kishte dhe nga ata që shpifnin!
  478. 1:04:12I Dërguari ishte në një shqetësim të madh! Edhe babai i saj, Ebu Bekri!
  479. 1:04:17Edhe e ëma ishte në shqetësim të madh, edhe sahabet!
  480. 1:04:21Hodhën baltë mbi gruan e pejgamberit (s.a.s).
  481. 1:04:24I hodhën baltë nderit dhe dëlirësisë së saj! Por ajo nuk mbeti pre e tyre!
  482. 1:04:29Baltën që hodhën mbi Hz. Aishe do ta përmend edhe për të shpjeguar një çështje tjetër.
  483. 1:04:35Sa sjellje të bukur tregoi i Dërguari i Allahut(s.a.s)!
  484. 1:04:39Ai që e kurdisi të gjithë këtë ishte munafiku (hipokriti) i famshëm Abdullah ibni Ubej ibni Selul.
  485. 1:04:47Ka tolerim meqë është e diel apo jo?
  486. 1:04:50Vjen Abdullah ibni Ubej ibni Selul, munafik.
  487. 1:04:54Njeriu që priste të ishte vetë në krye të Medinës.
  488. 1:04:58Njeriut që i ishin prishur ëndrrat me ardhjen e profetit Muhamed (s.a.s),
  489. 1:05:02Njeriu që ishte mbushur me zili dhe urrejtje për profetin Muhamed(s.a.s) pa ardhur akoma.
  490. 1:05:09Ai që ishte në krye të kurdisjes së kësaj shpifjeje për Hz. Aishe.
  491. 1:05:14Por është shumë e çuditshme sepse ky njeri shëtiste nëpër xhami pa abdest.
  492. 1:05:18Dukej musliman. Shkonte në xhihad, merrte edhe disa njerëz me vete dhe largohej.
  493. 1:05:26Një ditë dërgon djalin e tij, që ishte musliman i shkëlqyer.
  494. 1:05:34I thotë djalit të ti të shkojë tek i Dërguari i Allahut (s.a.s) dhe t'i thojë që t'i japë xhyben që mbante veshur sepse donte ta mbulonin me të kur të vdiste.
  495. 1:05:42I Dërguari i Allahut e dinte se ai ishte munafik.
  496. 1:05:46E dinte por përsëri ia dha xhyben e tij dhe ia çoi atij për ta varrosur me të.
  497. 1:05:51Kur vdiq, tha që do i falte namazin e xhenazes.
  498. 1:05:56Hz. Omer që e dinte se ai ishte munafik dhe i tha të Dërguarit të Allahut:
  499. 1:05:59"O i Dërguari i Allahut! Ai deri dje bënte këto gjëra! Madje dhe shpifi ndaj nënës sonë Aishe!"
  500. 1:06:11"O Omer! Mua Allahu më ka thënë se nuk do të ma fali pendesën nëse nuk i fal xhenazen edhe nëse them 70 herë Estagfirullah!"
  501. 1:06:25"Po ta dija se nëse bëja 70 herë Estagfirullah Allahu do më falte, do ta bëja"
  502. 1:06:32Cfarë mirëkuptimi është ky!
  503. 1:06:36Cfarë braktisje e vetes është kjo? Cfarë arsyetimi!
  504. 1:06:40Cfarë tolerance është kjo!
  505. 1:06:45Ia fal namazin por Allahu nuk e pranon.
  506. 1:06:50Mos fal namaz për dikë që ka vdekur përjetësisht!
  507. 1:06:57Realizohet qëllimi i Hz. Omer por bëhet ajo që tha i Dërguari i Allahut!
  508. 1:07:02Ai erdhi për ta shpëtuar njerëzimin nga flakët.
  509. 1:07:06Një ditë tha se do të zemërohet me atë që tregon mungesë respekti ndaj një njeriu që sapo hyn në besim.
  510. 1:07:13Do të zemërohet dhe do të thotë : "Unë erdha për t'i nxjerrë ata në dritë! Mos hyni midis meje dhe ummetit tim! Mos doni t'i hidhni në zjarr ata!"
  511. 1:07:25Kështu do ta zerojë veten dhe nuk do të thotë nderi apo krenaria ime!
  512. 1:07:32Do t'i fali namazin e xhenazes edhe dikujt që shpifi ndaj familjes së tij (s.a.s)!
  513. 1:07:36Do të thotë se nëse Allahu urdhëron të bëjë istigfar 70 herë, ai (s.a.s) me zemër do të bënte edhe më shumë!
  514. 1:07:47Do të hapi zemrën derisa të mos mbesë askush që të mos e pranojë atë (s.a.s).
  515. 1:07:54Diçka tjetër që mund të na dëmtojnë vullnetin është frika dhe shqetësimet e kota.
  516. 1:08:04Frikërat dhe të mbeturit pre e shumë gjërave.
  517. 1:08:14Jua përmenda thjesht si temë.
  518. 1:08:17Do të mblidhen dhe do të mundohen t'iu frikësojnë!
  519. 1:08:24Do të bëhen bashkë dhe d të mundohen t'iu sulmojnë.
  520. 1:08:28Por do t'i mbështeteni dhe do t'i dorëzoheni Allahut dhe do me forcën e dorëzimit tek Allahut do të mundoheni t'iu bëni ballë shqetësimeve tuaja.
  521. 1:08:37Edhe Zotëria ynë (s.a.s) u gjend përballë sulmeve të njëpasnjëshme menjëherë pas vdekjes së Ebu Talibit.
  522. 1:08:46Dhe një ditë nga dëshpërimi tha:
  523. 1:08:51"O xhaxha! Sa shpejt na bëre ta ndiejmë mungesën tënde! Na mbroje ne me jetën tënde!"
  524. 1:09:01"Sa shpejt e ndiem mungesën tënde!"
  525. 1:09:06Por ai (s.a.s) kishte Allahun!
  526. 1:09:08"Allahu na mjafton ne! Ai është Rregulluesi më i Mirë i punëve!"
  527. 1:09:17Kështu e vazhdoi rrugën e tij dhe i mposhti të gjitha pengesat!
  528. 1:09:21Edhe një tablo e vogël për pikën e fundit të çështjes.
  529. 1:09:25Shpresoj të më falni por e zgjata meqë është e diel.
  530. 1:09:30Ishte në Bedër. I Dërguari i Allahut do të ishte ushtar për herë të parë.
  531. 1:09:37Mosbesimtarët i kishin prerë rrugën ku ai po ecte.
  532. 1:09:42Nuk mund të mbash dritë! Nuk mund t'i ndriçosh zemrat!
  533. 1:09:48Nuk mund të hysh në zemrat e njerëzve me anë të besimit!-i thoshin.
  534. 1:09:51Dhe ai (s.a.s) u gjend i detyruar që të luftonte me ta.
  535. 1:09:55Por 300 e kusur njerëz do të luftonin kundër njëmijë vetave.
  536. 1:10:03A do të mund të dilnin të suksesshëm përballë tyre sahabët që nuk kishin luftuar asnjëherë në jetë?
  537. 1:10:08I Dërguari i Allahut iu kishte besuar shumë atyre. Ata kishin besuar.
  538. 1:10:13Dhe atë ditë me lejen e Allahut do ta tregonin besimin e tyre.
  539. 1:10:16Besimtarët do të bënin çfarë ishte e nevojshme dhe do ta tregonin besimin e tyre.
  540. 1:10:22Donte të provonte gatishmërinë e tyre. Muhaxhirët ishin në pozicion dhe të gatshëm.
  541. 1:10:28Iu drejtuar ensarëve, banorëve vendas të Medinës.
  542. 1:10:32Më tregoni një mënyrë, çfarë të bëj- iu thotë,
  543. 1:10:38Ishin veç një grusht njerëz nga të cilët kishte drejtuar shikimin.
  544. 1:10:43T'i shikoje sahabët që e kishin mposhtur frikën dhe shqetësimin, i ishin dorëzuar Allahut dhe vetëm prisnin një urdhër të të Dërguarit të Allahut.
  545. 1:10:58Do të të ndjekim ty edhe nëse do të na duhet të derdhim gjak!
  546. 1:11:03Të njëjtat fjalë thoshte Sad ibn Ubade apo Sad ibn Muadh në luftën e Hendekut kur po jepte shpirt.
  547. 1:11:13Sad ibn Muadh, njeriu në xhenazen e të cilit Pejgamberi (s.a.s) ecte në majë të gishtave.
  548. 1:11:20Kur e pyetën se pse veproi ashtu, iu tha që të gjithë banorët e qiellit kanë zbritur për të përcjellë xhenazen e Sad ibn Muadhit, prandaj më vjen zor të shkel tokën.
  549. 1:11:28"Ngrihuni në këmbë!" -tha i Dërguari i Allahut. Më duket sikur po na thua neve, o i Dërguari i Allahut!
  550. 1:11:39Më tregoni një rrugë.
  551. 1:11:57O I Dërguari i Allahut! Nuk do të të përgjigjemi ashtu siç iu përgjigjën beni israilët të dërguarit të tyre.
  552. 1:12:02Ata thanë:"Ti shko dhe lufto me Zotin tënd. Ne po rrimë këtu!"
  553. 1:12:09"Kudo që të jesh ti dhe Zoti yt, do të vijmë dhe ne dhe do të ndeshemi deri në vdekje bashkë me ty!"-i thotë Sad ibn Muadhi.
  554. 1:12:25Jemi të bindur ndaj teje (s.a.s). Nuk do të themi si beni israilët, por siç na ka hije neve.
  555. 1:12:31Do të përgjigjemi siç i ka hije ummetit të Hz. Muhamed (s.a.s)!
  556. 1:12:34Kështu e plotëson fjalën e tij Sad ibn Muadhi.
  557. 1:12:49Ndoshta Ti (s.a.s) u nise për të bërë detyrën dhe nuk kishe për qëllim të luftoje, por ndoshta Allahu që këtej e tutje do që ti të luftosh.
  558. 1:12:56O i Dërguari i Allahut! Ti shiko atë që të urdhëron Allahu dhe ec në rrugën tënde (s.a.s)!
  559. 1:13:14O i Dërguari i Allahut! Nëse do mëshiroji, ose shkëpputi lidhjet me ta (mosbesimtarët) që edhe ne t'i shkëpusim!
  560. 1:13:23Nëse do, bëj paqe, ose shpall armiqësinë me ta! Merr çfarë të duash nga pasuria jonë dhe harxhoji ku të dëshirosh! Jemi me ty!
  561. 1:13:35I Dërguari i Allahut (s.a.s) buzëqeshi. Ishte buzëqeshja e parë pas fitores së Bedrit.
  562. 1:13:42U buzëqeshi shpirtrave të emocionuar. U buzëqeshi shpirtrave që ishin dorëzuar.
  563. 1:13:49Ju buzëqeshi shpirtrave që kishin shpëtuar nga frikërat dhe shqetësimet. I buzëqeshi Sad ibn Muadhit.
  564. 1:13:56I buzëqeshi fytyrës që i buzëqeshnin dhe melekët.
  565. 1:14:00Shpresoj që i Dërguari i Allahut (s.a.s) po i buzëqesh edhe emocionit dhe dashurisë suaj.
  566. 1:14:08Po ju them edhe njëherë që nuk kalon javë që një nga shokët tuaj të mos vijë për të na sjellë si sherbet lajmin e mirë se e ka parë atë (s.a.s) në ëndërr duke qënë në mesin tuaj.
  567. 1:14:43Shpresoj që me lejen e Allahut shpirtrat tuaj të ngopen me atë sherbet dhe të njiheni me të vërtetën!
  568. 1:14:51Allahu ju mundësoftë ta përfundoni këtë kauzë që kemi nisur!
  569. 1:14:56Allahu mos na privoftë nga bindja dhe pastërtia e të besuarit në Të!
  570. 1:15:02Ku unë, dhe ku shpjegimi i Tij!
  571. 1:15:04Ku unë, e ku përkthyesi i sahabëve të Tij!
  572. 1:15:07Por duke u frymëzuar nga fytyrat tuaja dhe emocioni juaj doja t'ju përktheja edhe njëherë të vërtetat e besimit ndërgjegjeve tuaja.
  573. 1:15:24Nëse ka pasur ndonjë mangësi, kanë ardhur si pasojë e gabimeve të mia.
  574. 1:15:34Nëse ka pasur ndonjë bukuri dhe dobi, ajo ka ardhur nga sinqeriteti, besnikëria e xhematit tuaj.
  575. 1:15:43Allahut i takojnë falenderimet, Atij i jemi borxhli për punën e sinqertë të imamëve dhe myftinjve të kësaj xhamie!
  576. 1:16:03Allahu na mundësoftë që të jetojmë deri në pafundësi midis miqësisë tonë. El-Fatiha
  577. 1:16:15Do flisja edhe për çështjen e vendeve.
  578. 1:16:25Me kaq shumë njerëz, bëhet shumë e vështirë që të falet namazi. Mund ta falni edhe jashtë.
  579. 1:16:34Do të thoja që mos të vinin kaq shumë njerëz që të faleshin rehat por,
  580. 1:16:41dua të respektoj dëshirën e mirë që kanë të gjithë njerëzit për të ardhur.
  581. 1:16:53Nëse jashtë ka vend, shokët mund të falen rehat atje.
  582. 1:16:58Ashtu si e tha dhe myftiu, nëse është e vështirë për t'u falur në këto kushte, më mirë të mos falet këtu. Bashkë me sunetet vështirësohet më shumë.
  583. 1:17:09Do të thoja edhe diçka tjetër. Shokët tanë të rinj vijnë herët dhe zenë vend.
  584. 1:17:15Kush e mban vendin, atëherë atij i përket.
  585. 1:17:17Nuk mund të them nëse kjo që bëjnë ata është apo jo diçka që i përket Islamit. Por mund të them se në Islam i kushtohet shumë rëndësi respektimit të të mëdhenjve.
  586. 1:17:24Sikur ata që kanë zënë vendet t'i lironin ato për njerëzit më të moshuar që janë jashtë.
  587. 1:17:30"Respektoni më të moshuarit e xhematit"-thotë Edukuesi ynë(s.a.s).
  588. 1:17:39Brezi ynë i devotshëm le t'i respektojë më të vjetrit në mënyrë që edhe Allahu t'i respektojë ata.
  589. 1:17:49T'jua kujtoj edhe këtë.

About this transcript

This page contains the full transcript of İrade İnsanı | Pendik Vaazları 2 | M. Fethullah Gülen by Çınar Medya, generated from the public captions YouTube serves with the video. The transcript has 8,940 words across 589 segments, with the original timestamps preserved so you can click any line to jump to that moment in the embedded player.

What you can do with it

Use the transcript to take notes, quote the speaker, build a study guide, generate a summary with ChatGPT or Claude via the YouTube Summary tool, or export it as a timed subtitle file with YouTube to SRT. You can also re-open it in the transcriber to translate the transcript into 100+ languages.

Free YouTube transcript tool

YouTube2Text is a free YouTube transcript generator — no signup, no daily limit. Paste any YouTube link and get the full transcript instantly, with timestamps, click-to-jump, translation to 100+ languages, AI prompts for ChatGPT, Claude, and Gemini, and exports to TXT, SRT, VTT, or Markdown.